Foto-Turp/ Edi Rama e priti “sulltan” Erdoganin në Rinas, me flamur të madh turk e mini-Flamur të Skënderbeut

327
Sigal

Kryeministri i imazheve false, Edi Rama, për t’i treguar “sulltanit” të tij Rexhep Taip Erdogan, se populli shqiptar e do aq shumë, sa ka dalë ta presë në aeroportin e Rinasit, ka nxjerrë e ka rreshtuar me flamuj në të dy anët e rrugës, punonjësit e bashkive Laç e Krujë.

Në këtë pritje buzë rrugës, bën përshtypje fakti, se Edi Rama i ka pajisur zyrtarët e pushtetit, me flamuj të mëdhenj të Turqisë dhe me mini-flamuj  të Shqipërisë, dekor ky, që përdhos deri në fyerje Flamurin e Skënderbeut.

Duke ditur aventurat dhe faktin, që ditën e vdekjes së Skënderbeut, Edi Rama bëri aheng me “sulltanin” e tij Erdogan, në qytetin Laç, ndodhur mes Kalasë së Krujës dhe Memorialit të Heroit Kombëtar në Lezhë, është fat i madh që kryeministrit tonë jargavitës, snobist, aventurier e çmendurak, nuk i tha mendja të mbulonte Monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës.