FOTO/ Tensionohet situata në Elbasan, policia boshatis lokalet përreth qendrës së numërimit

500
Policia e Elbasanit ka pastruar pak minuta më parë gjithë lokalet përreth pallatit të sportit Tomorr Sinani brenda të cilit ndodhen 3 KZAZ.

Ende nuk dihet shkaku. Por burime për infoelbasani.al pohuan se një masë e tillë është marrë pas sinjalizimeve se mund të tensionohet situata mes militantëve gjatë numërimit përfundimtar të votave.

Aktualisht Elbasani ndodhen në një projeksion delikat sa i përket vendeve në parlament.

PS po përpiqet të mbajë deputetin e shtatë, ndërkohë që PDIU po rritet shpejt dhe mund të kapë deputetin e tretë. Por nëse PDIU merr deputetin e tretë atëherë PS mbetet me 6 deputetë.
Sigal