FOTO SKANDALOZE që mbulon pallatin në Tiranë/ Vasili pyet Ramën dhe Veliajn: A keni prindër?

629
Sigal

Rrjetet sociale publikuan sot imazhin e një pallati në zonën e Tiranës së Re, ku shfaqen dy të moshuar të zhveshur, ndërsa burri tërheq gruan e cila mbart një litar në fyt.

Kemi të bëjmë me një pikturë murale, me të cilat kryetari i bashkisë Erion Veliaj mburret jo pak.

Lidhur me foton skandaloze ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjett sociale, Vasili ka një pyetje thelbësore për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Po Rama dhe Veliaj a kanë prindër?

Tirana ka përjetuar një turp dhe një fëlliqësirë që nuk do të shlyhet gjatë nga memorja e qytetit.

Në një fasadë pallati në zonën e Tiranës së Re pikturohen dy të moshuar të zhveshur dhe ku njëri tërheq tjetrin me litar në qafë.

Perversët që drejtojnë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës e kanë inkurajuar dhe lejuar me ndërgjegje këtë fëlliqsirë amorale, të ndyrë në formë e përmbajtje.

Kjo letyrë e këtyre s’ka asfarë të bëjë me atë traditë të mrekullueshme respekti, dashurie dhe solidariteti shembullor që shqiptarët kanë për të moshuarit.

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a kanë prindër??

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a i kanë të moshuar prindërit??

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj jua kanë treguar prindërve të tyre këtë plehrë përçmuese ndaj të moshuarve???

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj këtë përçmim ndjejnë për prindërit e tyre???

Paçin faqe e zezë që të dy këta të paturp, të paedukatë dhe të perçmuar.

Të nderuar miq, shiheni vetë më poshtë foton e bërë publike nga JOQ.

Image