FOTO/ Protestuesi i veçantë, ja çfarë ka shkruar në rrobat që mbante veshur

522
Mes mijëra qytetarëve që iu bashkuan protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë ishte edhe një qytetar nga Lezha i cili ka zgjedhur një formë krejt të veçantë. Ai ka zgjedhur që mesazhet në drejtim të Ramës të mos i përcjellë përmes ndonjë pankarte, por duke i shkruar mbi rrobat e tij. Ndoshta është kjo arsyeja që ky qytetar mund të jetë protestuesi më i veçantë i të gjitha protestave që janë organizuar në Shqipëri. 
Protestuesi në fjalë ishte veshur me rroba të bardha, mbi të cilat kishte shkruar të gjitha kërkesat e tij. Ai tha se i ishte bashkuar protestës së opozitës vetëm për interesa ekonomike dhe se nuk i interesonte asnjë parti politike.
“Diktator u solle ti po qajnë nënat për fëmijë i kanë ikur në Gjermani. Çohu popull” si dhe “Vllazën demokracia në rrezik, poshtë diktatori”, ishin disa nga parrulat e shkruara në rrobat e protestuesit.


Sigal