FOTO/ Protesta studentore, Rama akuzon të tjerët për kapje

495
Sigal

Edi Rama ka reaguar për protestën e sotme të studentëve.

Fakti që Rama nuk e ka kapur ende protestën e studentëve, të cilët nuk pranojnë të dialogojnë me të, ka bërë që Rama të akuzojë të tjerët se gjoja kanë kapur protestën.

Mbyllja e dyerve të universiteteve në formë simbolike, duket se Ramës nuk i ka pëlqyer.

Ai e ka quajtur këtë gjest si fytyrën kuptimplotë të pengmarrësve të një proteste shembullore.

‘Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët’, shkruan Edi Rama në Twitter.

Image