FOTO/ Një tjetër deputete i bashkohet “Foltores” së Berishës në Korçë

308
Sigal

Deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti i është bashkuar ‘foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha për rigritjen e partisë, pas vendimeve personale të Bashës.

Pas deputetit Edmond Spaho, deputetja Koti është parë sot në sallën ku po zhvillohet foltorja e radhës.

Sorina Koti aktualisht është Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD.

Ndërkohë foltores i janë bashkuar edhe ish-drejtuesit e PD dega Korçë, si drejtuesit aktual të PD dega Devoll.