FOTO/ Mosbindja civile, policia blindon mbikalimin e Kamzës

Teksa pritet që qytetarët të mblidhen për mosbindjen civile, siç është paralajmëruar këtë të martë në orën 17.00, pasardhësi i Enver Hoxhës nuk ka ngurruar të mobilizojë forcat e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të trembë e sprapsë protestuesit.

Të shumta kanë qenë punonjës të policisë së Shtetit, të cilët me urdhër të kryepolicit Ilir Proda dhe Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha janë mbledhur në zonën e mbikalimit të Kamzës, një nga nyjet kryesore ku do të zhvillohet mosbindja civile.

Sigal

Të pajisur edhe me bote uji, siç shihet edhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët në terren, Policia është pozicionuar pranë bizneseve private në zonën e mbikalimit të Kamëz.

Forca të shumta policore kanë zbarkuar në  këtë zonë, ndërsa një ditë më parë Policia e Shtetit nën dirigjimin e ministrit Hoxha paralajmëroi ndjekje penale për këdo që bllokon rrugët.