FOTO/ “Fermerët e fushës së Korçës hedhin prodhimet në kanale”, Braimllari: Qeveria ‘Rama’ i ka braktisur!

321
Sigal

Ish deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se fermerët e Korçës hedhin prodhimet në kanale, nga mungesa e përkrahjes së shtetit.

Brahimllari thotë se fermerët kanë nevojë për mbështetje, duke nënvizuar se LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve të Shqipërisë.

POSTIMI:

Fermeret e fushes se Korçes hedhin prodhimin ne kanale nga mungesa e perkrahjes se shtetit.

Qeveria Rama shkaterroi fermat, mungesa politikave favorizuese per fermeret vendas, mungesa e subvencioneve, nuk perkrah prodhimin vendas por favorizon importin per interesat e oligarkeve.

Fermet kane nevoje per mbeshtetje.

LSI eshte e angazhuar per nje plan te qarte ne sherbim te fermereve.

Subvencion i drejtperdrejt per çdo fermer, çdo koke bageti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndertuar dhe çdo dynym toke e punuar.

Heqjen e akcizes se naftes per fermeret.

Heqjen e çdo barriere per subvencionin dhe perkrahjen e fermereve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne sherbim te Edi Rames.

#Shqiperia shtepia juaj. 🌹🇦🇱