FOTO/ Berisha kapet me një tjetër deputet të PS: Vdes për trafikantët

688
Sigal

Pas publikimit të një fotoje nga ish-kryeministri, Sali Berisha ku deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ishte nën shoqërinë  e një trafikanti, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tij.  Përmes një postimi në Facebook, Ndreu  shkruan se me darkat e Berishës do të habitet jo vetëm Tropoja, por edhe Prishtina.

Ai kërkon nga ai të heqë dorë nga përndjekjet e njerëzve në dreka dhe darka pa protokoll, për të cilat nuk është e nevojshme dëshmia e penalitetit.

Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi! Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit ! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti!”, shkruan deputeti i PS-së.

Berisha përmes një postimi në facebook, shkruante se Pjerini vdes për trafikantët.

Postimi i Berishës

Pjerini vdes per trafikantet
Ata kane para shume!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Nderu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim..”