FOTO/ Basha: Mirënjohje dëshmorëve që dhanë jetën duke luftuar për liri

317
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton sot Ditën e Dëshmorëve, teksa thekson se kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shpreh mirënjohje të thellë për dëshmorët, “që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve”.

POSTIMI

Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtesi.

Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojme mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithcka është e rrezikuar.

Lavdi përjetë Dëshmoreve të Kombit!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!