FOTO/ Anëtarja e SPAK, Doloreza Musabelliu betohet para Presidentit

441
Sigal

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Musabelliu.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.