Forumi rinor i LSI në ballë të protestave

478
Edhe të rinjtë e LSI kanë thënë fjalën e tyre në mbledhjen e organizuar. Ishte deputetja më e re kësaj force partiake, Floida Kërpaçi, e cila në një linjë me Kryemadhin dhe Bashën, u bëri thirrje të rinjve të çohen në protesta për familjen e tyre, për arsimimin e tyre, për një jetesë më të mirë, për punësim. Deputetja ftoi të rinjtë t’i bashkohen protestave vetëm me një qëllim: “Të flasim, të çohemi për veten tonë, për familjen tonë. Nëse kanë një problem për shkollën, për ekonominë e vendit, sepse vendet e punës janë shumë të pamundura apo, nëse ka probleme për praktikat e punës për studentët, duhet të çohen të protestojnë.”
Sigal