Një javë përpara se të përfundojë afati ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Partia Socialiste e ka gati skuadrën që do të hedhë në fushatën zgjedhore.
Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për ri-kandidimin 5 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa zbardhen emrat e mundshëm që përfliten si të preferuar nga socialistët dhe që do t’i prezantohen kryesisë në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kur pritet edhe të ketë një vendim, teksa afati i fundit i paraqitjes së listës në KQZ është e hëna e 27 marsit.
Partia Socialiste ka bërë disa pastrime lidhur me kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në 4 qarqe ‘deja vu’ e 2019-s, të shtunën vendoset gjithçka. Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha, i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lërë mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci. Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi. Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Duket se Qerim Ismaili do të kandidojë sërish për bashkinë e Mallakstrës edhe pse u dënua më parë nga Gjykata Speciale e Antikorrupsionit me 6 muaj burgim i konvertuar në 40 ditë në shërbim të komunitetit. Megjithatë lista përfundimtare do të ridiskutohet në datën 25 mars në kryesinë socialiste, për të marrë më pas edhe firmën përfundimtare.
Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla
ELBASAN
Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh – Arif Tafani
Bashkia Cërrik – Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd – Mariglen Disha/Ermal Kurti
Bashkia Prrenjas – Nuri Belba
Bashkia Peqin- Bukurosh Maci
BERAT
Bashkia Berat – Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar
Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar
DIBËR
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Peshkëpi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Ilmi Hoxha
Bashkia Mat – Agron Malaj
VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – Dhimitër Kapaj
Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq – Kristo Kiço
Bashkia Himarë – Jorgo Goro
Bashkia Konispol – E papërcaktuar
Bashkia Sarandë – Olti Caci
KORÇË
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski
FIER
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë – E papërcaktuar
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismailaj
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
Bashkia Libohovë – Leonard Hide
Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci
Bashkia Përmet – Alma Hoxha
DURRËS
Bashkia Durrës – Emiriana Sako
Bashkia Krujë – E papërcaktuar
Bashkia Shijak – Elton Arbana
SHKODËR
Bashkia Shkodër – Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli
KUKËS
Bashkia Has – Halit Muja
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi
LEZHË
Bashkia Kurbin – Majlinda Cara
Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë – E papërcaktuar
Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha