Forcat speciale filmojnë dhe fotografojnë protestuesit, poshtë zyrës së Fatmir Xhafajt

570
Sigal

Një pjesë e madhe e protestuesve vazhdon që të qëndrojë përpara Ministrisë së Brendshme, ku tensionet ishin edhe më të larta.

Pas çarjes së rrethimit të parë, janë parë forca të shumta policie veçanërisht ato speciale, të cilat janë zhvendosur për të mbrojtur godinën ku gjendet edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ajo që bie në sy, janë pjesëtarë të  forcave speciale të cilët siç duket edhe në foto janë  kujdesur që të filmojnë protestuesit.

Nga tereni raportohet se protestën, po e ndjekin nga afër edhe diplomatë të huaj.