Foltorja në SHBA/ Këlliçi: Kjo është kauza jonë

291
Sigal

Deputeti Belind Këlliçi ka shprehur mirënjohje për të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë në SHBA, të cilët mbështetën PD dhe Foltoren që u mbajt ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ndarë foto nga takimi, Këlliçi shkruan se kauza e vetme është largimi i Ramës dhe Bashës, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme e rikthimit të të rinjëve në atdhe.

Deputeti shkruan se Foltorja zgjoi krenarinë e të qenurit demokrat, tha shumë të vërteta, dhe e vërteta frymëzon gjithmonë

Ne, të rinjtë demokratë, kërkojmë hapjen e partisë.  Kërkojmë një PD fituese që të largojmë Ramën dhe vëllazërinë e vesit që ka me vete, sepse vetëm kështu mund të kthejmë në atdhe moshatarët tanë që jetojnë e kontribuojnë në dhé të huaj. Kjo është kauza jonë. 

Përshëndes me mall të rinjtë e FRPD në SHBA dhe i falenderoj që mbeten të pandarë nga PD! Konfirmuat se të rinjtë dhe diaspora janë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Faleminderit Zekri A. Picari për organizimin shembullor! 

Foltorja zgjoi krenarinë e të qenurit demokrat, tha shumë të vërteta, dhe e vërteta frymëzon gjithmonë”, shkruan Këlliçi.