‘Foltorja’/ Berisha sulmon Sorros: Nuk përfaqëson Amerikën! Është armiku jonë dhe republikanëve në SHBA

191
Sigal

Nga ‘foltorja’ e 14 e cila po zhvillohet në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar edhe njëherë multimiliardierin Xhorxh Sorros si një armik të të djathës në Shqipëri dhe Republikanëve në SHBA.

Sipas Berishës, Sorros nuk përfaqëson Amerikën, por ai është një armik i egër i aleatëve tanë të vërtetë, republikanëve amerikanë.

Berisha: Ju sot jeni misionarë të një misioni të madh. PD ndodhet këtë periudhë në ditë kritike. Mafja më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga multimiliardieri Xhorxh Sorros u vërsul me tërbim ndaj të djathtës shqiptare. Xhorxh Sorros nuk është Amerika, ai është një armik i egër i aleatëve tanë të vërtetë, republikanëve amerikanë. Ai me bilionat e tij punon ditë e natë për të shkatërruar vlerat e konservatorizmit në vendin e tij ku të njëjtën gjë bëri dhe në Shqipëri. Por ne jemi këtu për tu zotuar se në Shqipëri do ngrihet një forcë konservatore, PD më e fuqishme se kurrë në 30 vite. Vlerat që ne besojmë janë sot më të rrezikuara se kurrë. Në i besojmë familjes si themeli i të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Rama futi në shkollë platformën e numerotimit të prindërve sikur të ishte matrikullim, vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë. Tani ka çuar në parlament ligjin që i hap rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet birësimit të tyre nga vetëm një person.