Sigal

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të  një statusi në lidhje me paktin e qeverisë për Universitetin ku sipas Kërpaçit ky është mashtrimi i radhës i Edi Ramës.

Kërapçi ka vazhduar duke shkruar se: “Largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje për të çliruar vendin tonë nga kjo e keqe qe e ka mbërthyer dhe për të hapur një kapitull te ri zhvillimi dhe progresi për familjet tona!”

Ja statusi i plotë i Kërpaçit:

Edi Rama kundër zgjidhjes së kërkesave të studentëve!
Pakti 3D për Universitetin, mashtrimi i radhës i
Edi Ramës!

Edi Rama dhe qeveria e tij prej 45 ditësh kane treguar qe janë kundër studenteve!

Ky kryeministër qe guxon dhe tallet me studentet, do te ketë një fund te tmerrshëm qe do ta marri nga studentet dhe qytetaret e lire te vendit tone!

Konviktet 3D dhe mashtrimet e punësimit te studenteve ekselentë, janë si mashtrimet për 300.000 vendet e punës dhe shëndetësia falas!

140.000 studente kane bojkotuar mësimin dhe janë të vendosur deri ne realizimin e 8 kërkesave!

Largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje për të çliruar vendin tonë nga kjo e keqe qe e ka mbërthyer dhe për të hapur një kapitull te ri zhvillimi dhe progresi për familjet tona!

Boll me! Varfëria, mjerimi qe jetojnë familjet Shqiptare, arsimi i dobët, shëndetësia pa standarde, largimi masiv i qytetareve duhet te marri fund!

Jam dakord me studentet, qe me te drejte sot ju priten me parullën: Edi Rama je qesharak! Plotëso 8 kërkesat!

Fundit yt po vjen! Protesta dhe revolta e te rinjve dhe qytetareve Shqiptare, është e vetmja zgjidhje për ta bere Shqipërinë shtëpinë tonë!

protesta është e vetmja zgjidhje për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë!