Floida Kërpaçi: Kolegji Zgjedhor refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë

375
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Kërpaçi shprehet se ky Kolegji refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë.

Nga Floida Kërpaçi

Kolegji Zgjedhor refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë.
Kjo vetëm sa do të çojë në humbje besimi dhe në rritjen e arsyeve për largim të Shqiptarëve,ku numri i azilkërkuesve sipas Eurostat është rritur 3 mujorin e parë të 2019.
Ndërkohë ne që do ndërtojmë të ardhmen këtu, nuk do lejojmë që siç vodhën zgjedhjet, të vjedhin të ardhmen e brezit të ri dhe Shqiptarëve që meritojnë një Shqipëri Europiane jo diktatoriale.
Asnjë hap pas!