Floida Kërpaçi : Edhe këtë vit Rilindja i mohoi Shqipërisë dhe shqiptarëve mundësinë e vazhdimit të rrugës drejt Europës

325
Sigal

Edhe këtë vit Rilindja i mohoi Shqipërisë dhe shqiptarëve mundësinë e vazhdimit të rrugës drejt Europës. Të gjithë e dinim tashmë rezultatin që do të kishte keqqeverisja e stilit të Rilindjes: papunësi, shpopullim dhe ‘ngelje në klasë’ për detyrat e procesit të Integrimit.

Propaganda që qeveria u ka ofruar shqiptarëve, se vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të konsiderojnë partner një vend pa shtet të së drejtës, me gjykata jo funksionale, ku institucionet e pavarura kontrollohen nga qeveria, është thjesht një iluzion që nuk besohet më as brenda mureve të kryeministrisë, aq më pak përtej kufijve të Shqipërisë nëpër kancelaritë europiane.

BE ka treguar kujdes dhe vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë, gjatë përballjes me pasojat e tërmetit, por edhe tani gjatë pandemisë, duke dedikuar fonde dhe mbështetje reale.

Por as muaji mars 2021 nuk është një stacion realist për Konferencën e parë ndërqeveritare që do shënonte çeljen e negociatave. BE parashikon të ulet me Qeverinë e Shqipërisë, jo me Rilindjen e shpopullimit të Shqipërisë.

Ndërkohë, Shqipëria është zyrtarisht në periudhë zgjedhore ku mbajtja e zgjedhjeve me standarde në 25 prill 2021 është një nga kushtet e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Zgjedhjet që Shqipëria ka përpara janë vendimtare që shteti jonë të largohet nga antivlerat e Rilindjes dhe të rikthehet tek vlerat europiane të demokracisë që të rinjtë e Shqipërisë aspirojnë.

Do të mbetet për dedikimin e opozitës aktuale shqiptare, e cila pas zgjedhjeve të 25 prillit do të gjendet në drejtimin e punëve të qeverisë, për të realizuar standardet e kërkuara drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE sa më parë.

Me çduket, shpresa e Shqipërisë për integrim në BE flet portugisht dhe i takon opozitës për ta çuar pëpara.

https://euronews.al/al/aktualitet/2020/11/30/ekskluzive-be-miraton-konkluzionet-konferenca-e-anetaresimit-shtyhet-per-ne-mars