Floida Kërpaci: Bashkohu dhe ti, asnjë hap pas, takohemi me 2 Qershor!

488
Sigal

Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e LSI-së, njëherësh edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, i ka bërë thirrje të rinjëve që ti bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre në protestën e 2 qershorit. Teksa thekson se mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës, Kërpaçi thotë se: ”Me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën tonë të drejtë, ne duhet të vazhdojmë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqënien e të gjithëve një lloj. Asnjë hap pas, takohemi me 2 qershor”.

Postimi i plotë

Nga Floida Kerpaci

Bashkohu dhe ti në 2 qershor, 19.00 për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë Shqiptarëve!

Ja ku jemi dhe do të vazhdojmë me të njëjtën përgjegjësi e përkushtim të kërkojmë, të protestojmë e punojmë për ndryshimin e madh që meritojnë të rinjtë e Shqipërisë🗣💪🏻

Mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës së bashkuar, sepse refuzojnë këtë qeveri që ka larguar masivishit të rinjtë dhe ne jemi të bindur se angazhimi jonë i përbashkët do ta arrij synimin që kemi për ti garantuar rinisë së vendit shpresë dhe mundësi në Shqipëri, arsim cilësor e punësim të mirëpaguar.

Me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën tonë të drejtë ne duhet të vazhdojmë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqënien e të gjithëve një lloj.

Asnjë hap pas, takohemi me 2 Qershor!