Flet Meta: Unë e dija fundin e procesit në Kushtetuese

186
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk kishte pasur ndonjë emocion të veçantë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la atë në detyrë. Meta tha në një intervistë se ky ishte një proces politik për t’i bërë atij shantazh.

“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rënde dhe as të lehte.

Ky ka qenë një proces politik për t’a përdorur si mjet shantazhi ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise.” – tha Meta.

Ky është reagimi i parë i Metës pas vendimit pasi kreu i shtetit ka preferuar të heshtë pas shprehjes së Gjykatës Kushtetuese.