Flet Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së/ Rejistrimi i partisë së re në zgjedhjet vendore bie në kundërshtim me Ligjin dhe shtron domosdoshmërinë që Admnistrata zgjedhore të depolitizohet. KQZ-ja është e partizuar dhe komisionerët janë të kapur nga partia

860
Sigal

Prof. Dr. Kristaq Kume, Ish-kreu i KQZ-së kundër partisë së Astrit Patozit: Nuk është zbatuar ligji!

KQZ-ja është e partizuar, duhet të zhbëhet, nuk garanton ndershmëri në zgjedhje

Kristaq Kume, ish-kryetari i KQZ-së, shprehet kundër regjistrimit të partisë ‘Bindja Demokratike’ në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kume thotë se regjistrimi i partisë Bindja Demokratike është bërë në mospajtim të hapur me ligjin, por pa sqaruar më tej rezervat që ka. Kume shton gjithashtu se vendimi i fundit i KQZ-së, tregon se ky institucion më shumë se angazhohet për të zbatuar ligjin, kujdeset që vendimi i saj të jetë i përputhur me interesin e partisë. Bindja Demokratike u pranua pardje nga KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit. Klement Zguri votoi kundër, por regjistrimi u mbështet nga 4 anëtarët e Partisë Socialiste.

Prof. Dr. Kristaq Kume: Komisionerët janë të kapur nga partia!

Regjistrimi i partisë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor nga KQZ, në mospajtim të hapur me ligjin është një fakt akoma më shumë, në mbështetje të domosdoshmërisë për ndërtimin e administratës zgjedhore, përfshirë edhe KQZ, jo me përfaqësues të partive politike. Komisionerë të tillë janë “të kapur” nga partia qe i propozon deri në masën sa arrijnë edhe deri në mohimin profesional të vetes. Në raportet dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, por jo vetëm, nevoja për të ndërtuar një administratë zgjedhore sa më pak të ndikueshme nga partitë politike theksohet ne mënyre të veçantë. Tre raportet e fundit e theksojnë këtë nevojë duke e renditur rekomandimin përkatës ndër rekomandimet prioritare. Angazhimi për zbatimin e tij është i domosdoshëm, nëse duam që të hedhim një hap më përpara drejt objektivit për të zhvilluar zgjedhje demokratike. Natyrisht, edhe nëse bëhet ky ndryshim, ai do të jetë vetëm një zhvillim që, me gjithë vlerën dhe efektin e madh që mund të ketë, nuk mjafton. Por duhet bërë me patjetër, ndryshe kot që harxhohen energji për rregulla më të mira ligjore. Administrata e ndërtuar në bazë të propozimeve të partive politike, si tregon edhe ky vendim i fundit i KQZ-së, më shumë se sa angazhohet për të zbatuar ligjin, kujdeset që vendimi i saj të jetë i përputhur me interesin e partisë, të cilët ata përfaqësojnë në KQZ.

Kume, për gazetën “Telegraf” paralajmëroi, që KQZ-ja do t’i regjistronte

Prof. Kume, në një prononcim për gazetën “Telegraf” në datën 21 prill 2019 paralajmëroi që ditën e parë që BD-ja u krijua, se KQZ-ja do ta regjistronte për zgjedhjet vendore, edhe pa vendim të gjykatës për regjistrim , duke pohuar se meqë afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ është në 23 prill, mund të bëhet një përjashtim. Domethënë, këta të regjistrojnë kërkesën e tyre në Gjykatë për të krijuar një parti të re dhe, njëkohësisht, të dorëzojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekte politike. KQZ-ja mund t’i regjistrojë, edhe pse nuk ka vendim gjykate për të njohur partinë e tyre, por, që do të regjistrohet më vonë. Ky precedent u bë në zgjedhjet e 2017-s, ku PD-ja dhe partitë e tjera opozitare u regjistruan përtej afatit kohor.