Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi duke folur për organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë socialiste, që do të mbahet në 8 dhjetor për të cilin u shpreh : “Ka të bëj me forcimin e strukturës organizative, me forcimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste, me anëtarësime të reja në parti, me një fushatë për të hapur forumet tona socialiste, jo vetëm në qendër, por në çdo bashki të vendit, për të krijuar një mbështetje sa më të madhe nga forumet tona mbështetëse që është forumi i gruas dhe forumi rinor”,-tha Blendi Klosi. Reforma në drejtësi do të ketë një vëmendje në kongres. Në kongres do të ketë një vëmendje të veçantë kjo reformë, rezultatet e saj. Çfarë kemi dashur të arrijmë kur e kemi realizuar, a ja kemi dalë të realizojmë atë që kemi pasur në projeksion kur e kemi projektuar dhe votuar reformën në drejtësi. Natyrisht çfarë duhet të bëjmë më shumë në të gjithë aspektin e drejtësisë në këtë vend”,-tha Blendi Klosi Socialistët kanë zgjedhur që kongresin ta mbajnë në ditën e rinisë. Por a kërkojnë ata që të përcjellin një mesazh të caktuar? “8 dhjetori është një ditë, që i takon të gjithë shqiptarëve. Nuk besoj që 8 dhjetori i takon një force politike,”-tha Blendi Klosi. Pallati i kongreseve do të jetë vendi ku do të mbahet ky aktivitet duke nisur nga ora 11. Fjalimi i kryeministrit Rama dhe mesazhet që do të përcjellë do të zënë një pjesë të punimeve të kongresit, ku të pranishëm pritet të jenë edhe të ftuar nga internacionalja socialiste.