Flamur Noka: Lulzim Bashën do ta hedhim në Lanë

262
Sigal

Flamur Noka dhe Arben Ristani, kanë qenë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku janë pyetur se çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të datës 11 dhjetor dhe si do të vijojnë zhvillimet në PD, nëse Kuvendi do të shkarkojë Lulzim Bashën.

Noka tha se Kuvendi “do ta hedhë në Lanë shoqatën e Lulzim Bashës”. Ndërsa Arben Ristani sqaroi se një ditë pas Kuvendit, nëse Basha shkarkohet, do të caktohet një trupë drejtuese.

Pjesë nga debati në studio: 

Flamur Noka: Do ta hedhim në Lanë shoqatën e Lulzim Bashës. Demokracia është vullneti i shumicës. Ramiz Alia kishte procedurat e veta dhe thoshte nënshtrohuni, por shumica ia dërrmoi procedurat fallco. Kemi vullnetin e shumicës absolute dhe kjo demonstrohet në çdo cep të Shqipërisë. Kur kemi të gjithë votuesit demokratë, kemi një detyrë të konfirmojmë këtë vullnet atë ditë (të Kuvendit).

Neritan Sejamini: E shkarkuat, cfarë ndodh të nesërmen, ai do të thotë nuk e njoh?

Flamur Noka: Statuti nuk ka asnjë pikë që thotë se vendimet e Kuvendit i njeh apo jo kryetari. Kuvendi është organi më i lartë dhe epror. Kuvendi ka të drejtë të marrë vendimin edhe për ta shkrirë partine. Vendimet e Kuvendit hyjnë në fuqi.

Neritan Sejamini: Dakord, ju e shkarkoni. Të nesërmen, çfarë ndodh?

Flamur Noka: Tani ju thoni që Aleks Xinxa do të mbajë vulën.

Ylli Rakipi: E mban ore zotëri.

Flamur Noka: Edhe Ramiz Alia këtë donte, por kur filloi fryma…

Arben Ristani: Kuvendi mund të bëjë mbledhjen ne Pallatin e Kongreseve, mund ta bëjë edhe në oborrin e selisë dhe zyrat e partisë…
Nëse do të vendosë të shkarkojë kryetarin, do të ngarkohet një trupë drejtuese.

Flamur Noka: O zotëri, 4200 vetë kanë vendosur thirrjen e Kuvendit. Kuvendi i Bashës nuk do të ketë delegatë dhe demokratë. Ai që vendos shkarkimin e Bashës, nuk mund të shkojë atje të mbrojë Bashën!