Flamujt kuq e zi mbushin Shkupin: Duam Gjuhën Shqipe!

Studentë nga Kosova dhe Shqipëria i’u bashkuan mijëra protestuesve në Shkup. Manovra e  policisë për të bllokuar autobusin, tensionet, arrestimet dhe pse marrëveshja e Ohrit  duhet të zbatohet, jo të qëndroj në letër! Reagon  “Mësuesi i Merituar” Dhimitër Xhoga: Qeveritë shqiptare post-komuniste do të jenë përgjegjëse edhe për 200 mijë fëmijët e emigrantëve nga Greqia deri në Kanada, që nuk dinë të flasin dhe të shkruajnë shqip. Sot fëmijët në Shqipëri kanë nevojë për hapësira ku të luajnë e jo grataçiela, ndërsa fëmijët e emigrantëve duan përkthyes në vendin e tyre pasi vijnë dhe ikin si mysafirë.

Flamujt kuq e zi mbushin Shkupin, mijëra studentë në protestë: Testimet i duam në gjuhën shqipe!

Sigal

Protestës i bashkohen studentë nga Kosova dhe Shqipëria, manovra nga policia për të bllokuar autobusin, tensione dhe arrestime. Marrëveshja e Ohrit  të zbatohet, jo të qëndroj në letër!

Mijëra studentë shqiptarë protestuan kundër zhvillimit të provimit shtetëror të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, duke kërkuar njohjen e të drejtës për testim në gjuhën shqipe. Detyrimi për ta zhvilluar testimin vetëm në maqedonisht krijon pabarazi dhe cenon të drejtën për përfaqësim të barabartë në sistemin juridik

Me mijëra persona kanë mbushur qendrën e Shkupit.Të rinjtë dolën me flamuj kombëtarë duke shprehur se gjuha shqipe përfaqëson më shumë sesa komunikim ajo shihet si pjesë e identitetit dhe historisë së kombit. Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestuan kundër zhvillimit të provimit shtetëror të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, duke kërkuar njohjen e të drejtës për testim në gjuhën shqipe. Protesta ka rikthyer debatin mbi zbatimin e Ligjit për Gjuhët, Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protestë kundër moslejimit të zhvillimit të provimit shtetëror të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar situatën si diskriminuese dhe në kundërshtim me të drejtat kushtetuese për përdorimin e gjuhës amtare.

Kërkesat e studentëve

Protestat janë përqendruar te kërkesa që studentët e fakulteteve juridike në gjuhën shqipe të kenë të drejtën të japin provimin profesional në të njëjtën gjuhë në të cilën kanë ndjekur studimet. Sipas tyre, detyrimi për ta zhvilluar testimin vetëm në maqedonisht krijon pabarazi dhe cenon të drejtën për përfaqësim të barabartë në sistemin juridik.Debati lidhet me interpretimin e Ligjit për Gjuhët dhe dispozitave kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse gjuha shqipe gëzon status zyrtar në vend pas Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001, në praktikë sistemi juridik vijon të funksionojë kryesisht në maqedonisht.Studentët dhe mbështetësit e tyre argumentojnë se ekziston një mospërputhje mes të drejtave të garantuara në ligj dhe mënyrës së zbatimit të tyre nga institucionet. Ata theksojnë se përdorimi i shqipes lejohet në shumë fusha administrative dhe arsimore, por kufizohet në mënyrë të tërthortë në sistemin e drejtësisë dhe në provimet shtetërore profesionale.Çështja ka marrë edhe dimension politik. Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut nuk mund të sillet sikur shqiptarët janë mysafirë në tokën e tyre. Shqiptarët nuk janë dekor elektoral. Nuk janë numra për koalicione. Nuk janë vota për qeveri. Janë popull autokton, faktor shtetformues, qytetarë me dinjitet dhe me të drejta që nuk mund të varen nga humori i një ministrie apo nga frika e politikës maqedonase.

01 Kufizimi i të drejtave

Një nga pikat më të debatueshme mbetet kriteri i përfaqësimit prej 20%, i cili përcakton përdorimin zyrtar të gjuhëve të komuniteteve në nivel lokal. Kritikët argumentojnë se ky kriter kufizon të drejtat e shqiptarëve në zonat ku përbëjnë më pak se 20% të popullsisë, duke krijuar pengesa në administratë, arsim dhe drejtësi.Studentët kërkojnë ndryshime konkrete ligjore që do të garantonin përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e sistemit juridik dhe arsimor, pa kufizime territoriale apo interpretime të ndryshme institucionale. Protesta e tyre shihet nga mbështetësit si një test për funksionimin real të shtetit multietnik në Maqedoninë e Veriut dhe për zbatimin praktik të parimeve të barazisë dhe bashkëjetesës të parashikuara nga Marrëveshja e Ohrit.

Mbështetja për studentët

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur protestat, duke akuzuar institucionet për zvarritje dhe mungesë vullneti për zbatimin e plotë të të drejtave gjuhësore. Ndërkohë, reagime mbështetëse kanë ardhur edhe nga institucione akademike shqiptare.Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka dalë publikisht në mbështetje të studentëve, duke e cilësuar kërkesën e tyre si një të drejtë themelore dhe jo privilegj politik.Sipas analistëve dhe ekspertëve të çështjeve juridike, protesta ka nxjerrë në pah boshllëqet dhe paqartësitë në zbatimin e Ligjit për Gjuhët, veçanërisht lidhur me përdorimin e shqipes në institucionet qendrore dhe në sistemin gjyqësor.

Studentët nga Tirana i dërguan dhunshëm në Kumanovë, protesta në Shkup

Nga protesta studentore në Shkup, aktivisti Mevlan Ademi ka deklaruar se pjesëmarrja masive po tregon revoltën dhe mbështetjen e madhe qytetare ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë.“Nuk po shihet fundi i njerëzve”, u shpreh Ademi para protestuesve. Ai komentoi edhe reagimet rreth përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në protestat e mëparshme, duke bërë thirrje që simboli kombëtar të ngrihet edhe më lartë. “U ankuan për flamurin shqiptar herën e kaluar, ju lus ngriteni më lartë”, deklaroi Ademi mes brohoritjeve të pjesëmarrësve. Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe forcave policore, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe mbrojtje për protestuesit.“Polici e dashur, edhe neve duhet të na mbroni”, tha ai. Ademi pretendoi gjithashtu se studentët që kishin ardhur nga Tirana janë larguar me forcë nga hyrja e Shkupit. “Studentët nga Tirana dhunshëm i dërguan në Kumanovë, protesta është në Shkup”, deklaroi ai gjatë protestës. Protesta studentore në Shkup u mbajt me kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe dhe respektimin e të drejtave të studentëve shqiptarë në institucionet shtetërore.

Arrestohen tre studentë nga Shqipëria që udhëtonin drejt Shkupit

Tre studentë shqiptarë nga Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi kishin udhëtuar drejt Shkupit për të marrë pjesë dhe për të mbështetur protestën e studentëve shqiptarë. Sipas informacioneve paraprake, studentët ndodheshin në autobusin që ishte nisur nga Tirana drejt Shkupit, por që u ndalua nga policia në hyrje të kryeqytetit dhe më pas u devijua në drejtim të Kumanovës.