Fjalimi që i befasoi të gjithë/ Berisha poston VIDEON nga Shkodra

716
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” fjalimin e studentit të gazetarisë Mekeid Selmani.

Berisha shprehet se fjalimi i studentit është një apoteozë për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

Studenti Selmani thekson se sot Shkodra e Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë.

“Sot duhet që të marrë fund narko-shteti. Politika sot ka qëllime djallëzore, për të arritur qëllime të mbrapshta.

Lulzim Basha dhe kukullat e tij po përdorin PD-në, ne kujtonim se ai ishte kryetari ynë, por ishte në fakt skllav i aitj që ka marrë peng Shqipërinë. Ai që ka mundur e mund të gjithë është lideri historik i PD Sali Berisha.  Që në vegjëli kam dëgjuar akuza të panumërta ndaj Sali Berishës. Këto janë vetëm akuza antikombëtare. Por janë vetëm akuza nga kundërshtarët politikë.

Por Berisha kurrë nuk është përlyer, nuk ka pasur qoftë një akuzë të provuar ndaj tij. George Soros dhe marionetat e tij kanë dashur përherë të shkatërrojnë Berishën, por Sali Berisha nuk është ndaluar kurrë, sepse nuk luhet me zjarrin dhe vullkanin”, shprehet ndër të tjera studenti në fjalimin e jashtëzakonshëm.