Fishkëllehet nga të rinjtë, Rama: Ju bilbila shkoni në pyll, e keni këtu afër

676
Kryeministri Edi Rama ishte duke folur për sukseset e tij në drejtimin e vendit, për turizmin Shqiptar, kur është kundërshtuar papritur nga një grup të rinjsh
“Dita e Rinisë. Panairi i parë i sporteve të aventurës. Më shumë punësim e më shumë sport për të rinjtë.” Kështu shkruante kryeministri Edi Rama në rrjetin social, vetëm pak minuta parë se të fillonte aktivitetin e organizuar nga ministria e Turizmit, pikërisht në Ditën e Rinisë, në Parkun Olimpik Tiranë. Dje ishte Dita e Rinisë. Në 8 dhjetor 1990, u shënua protesta e parë e rinisë shqiptare, kundër pushtetit komunist. Ndërsa e djathta kishte organizuar një aktivitet të madh në Qytetin Studenti, aty nga ku nisi dhe shpërthimi i protestës, Edi Rama, kryeministri i vendit, kishte zgjedhur një tjetër aktivitet. Në të njëjtën kohë që në Qytetin Studenti, fliste ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, Rama ndodhej në Parkun Olimpik të Tiranës. Por teksa fliste, kryeministri nuk u ndje aspak mirë (dhe këtë e shfaqi edhe me gjeste e fjalë), kur disa të rinj, filluan të mos e dëgjonin, por vetëm të fishkëllenin. 

Edi Rama u shfaq i nervozuar në një aktivitet me të rinjtë në Ditën e Rinisë. Nervozizmi i tij shkoi deri aty sa urdhëroi të nxirreshin nga salla të rinjtë që e fishkëllyen dhe nuk pushonin, ndërkohë që pjesa tjetër e sallës, duartrokiste dhe brohoriste, për arritjet që i përmendte Edi Rama. Ai nxori nga salla disa nga të rinjtë që kishin mbushur Parkun Olimpik të Tiranës. “Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjojnë. Dakord bilbila? Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni”, u shpreh Rama. E ndërsa kryeministri bëri këtë deklaratë dhe të rinjtë vazhdonin të fishkëllenin, ai kërkoi që ata të largoheshin nga salla. 
Sigal