Fillimi i vitit akademik, Braimllari: Dyert e auditoreve po përballen me protesta nga studentët, qeveria të ndërhyjë dhe të mundësojë teste PCR falas

190
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka shkruar në rrjete sociale se fillimi i vitit akademik është një ngjarje e rëndësishme. Ai thekson se dyert e auditoreve po përballen me student të shumtë që protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm.

Braimllari nënvizon se shteti duhet të ndërhyjë në këtë rast dhe për sutdentët që nuk duan të vaksinohen, t’i ofrohet testi i PCR falas, që të mos rëndohet kosto dhe jetesa e tyre arsimore.

Postimi i Braimllarit:

Fillimi i vitit te ri akademik duhet te jete nje ngjarje e rendesishme.

Breza te tere edukohen dhe arsimohen per t’i sherbyer me pas te ardhmes.
Sot jemi perballe faktin qe dyert e auditoreve po perballem me studente te shumte qe protestojne per vaksinimin e detyrueshem.
Ne te drejten e tyre studenten po perballen me nje qeveri e cila nuk mbrone interesin e tyre.
Jo vetem duhet te perballojne koston e larte te jeteses, koston e larte te arsimit por sot duhet te perballen dhe me nje kosto tjeter.
Qeveria duhet te nderhyje me masa konkrete lehtesuese per studentet te cilet nuk jane vaksinuar testi i PCR duhet te behet falas me qellim qe te mos perballemi me situata te tilla por dhe te mos rendohet kosto e çdo studenti duke bere te paperballueshme, jetesen dhe arsimimin.