Filip Riker:KQZ-ja nuk ka anëtarë të mjaftueshëm për të administruar zgjedhjet e 23 Qershorit

436
Sigal

 Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker deklaron se ka rëndësi të madhe mënyra se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ndërsa zgjedhjet do të tregojnë maturinë e Shqipërisë. Në vlerësimin e Reeker, liderët shqiptarë duhet të plotësojnë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Reeker tha se, Shtetet e Bashkuara të do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë por janë të shqetësuara për pavarësinë e KQZ-së. “KQZ nuk ka anëtarët e mjaftueshëm për të administruar zgjedhjet”, u shpreh Reeker.