Festimet për Pavarësinë e SHBA në Tiranë, të pranishëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi mungon Rama

564
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë kremtoi 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA.

Në ceremoninë e organizuar mungoi kryeministri Edi Rama, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha është parë në shoqërinë e ish ministrit të jashtëm Besnik Musafaj.

E pranishme ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish-deputeten, Klajda Gjosha.

Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore u festua ditën e sotme.

Në fjalën e saj e dërguara me punë Leyla Moses Ones pati një mesazh për politikën shqiptare duke kujtuar historinë e SHBA-ve.

“Rreshti hapës i Kushtetutës së SHBA thotë se mund të ketë një “bashkim më të përsosur” – bazuar në këto ideale të barazisë, lirisë, drejtësisë dhe llogaridhënies. Në kohën kur botën e sundonin monarkët, në një kohë kur marrëdhëniet shoqërore siguroheshin nëpërmjet lidhjeve të varësisë, klientelizmit, gjakut dhe fiseve, këto fjalë ishin shpërthyese dhe novatore.

Sot, këto fjalë ta ngrohin ende zemrën me thellësinë e tyre dhe cilësinë e tyre vizionare. Ne e dimë se demokracia është e rrëmujshme, por parimet themelore të saj, ushtrimi i integritetit, përparësia e sundimit të ligjit dhe mbrojtja e një shtypi të lirë janë që të gjithë elemente që farkëtojnë forcën dhe pavarësinë e institucioneve – institucioneve që i shërbejnë popullit”, u shpreh e ngarkuara me punë Leyla Moses Ones.