Festa në kohë pandemie, Kryebashkiakja e Ramës ia merr valles me flamurin e PS

269
Sigal

Pavarësisht se Kryeministri Edi Rama sulmon dhe akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha, për mënyrën se si po zhvillon fushatën elektorale duke zhvilluar takime me qytetarët, drejtues të Rilindjes shpërfillin çdo rregull anti-Covid.

Në rrjetet sociale, qarkullon një foto mbi festën e organizuar në Roskovec me të rinj dhe mbështetës të PS-së, ku e pranishme është edhe Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Rilindjes. Ajo ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i përngjan një salle dasmash, të rinjtë dhe Bufi shihen duke hedhur valle.Pa maska dhe pa asnjë distancim social, Bufi shihet së bashku me të rinjtë. Nuk dihet se cila është arsyeja se përse ky grumbullim është bërë mirëpo bie në kundërshtim të plotë me rregullat e pandemisë.