Fatos Lubonja: Lu dhe Vlahutin na trajtojnë si budallenj. Shpallën Metën e Berishën hajdutë, ndërsa për “ujkun” s’flasin

616
Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar rolin e ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi.
Sipas Lubonjës, ata kanë tejkaluar kompetencat e tyre si diplomatë dhe kanë qenë të anshëm në këtë proces, duke i dhënë besim vetëm mazhorancës për bërjen e reformës.
“Detyra e ambasadorit në një vend normal është të merret me punët e vendit të tij dhe bizneset e vendit të tij, nuk ka punë të nderhyjë në problemet e drejtësië,.

Na trajtojnë si infantilë.

Ata nuk respektojnë as minimumin e dinjitetit.

Ata kishin dhënë shenja se atyre i duhej një reformë në drejtësi që ta bënte Edi Rama.

Ilir Meta dhe Sali Berisha u shpallën hajdutë.

Vlahutini mbështeti një reformë në drejtësi që ishte puç, kapje e drejtësisë”.
Sipas Lubonjës, ndërkombëtarëve u duhet një reformë për të treguar se po punojnë në Shqipëri.
“Atyre ju duhet një reformë në drejtësi që ta shesim se po punojnë në Shqipëri.

Po u futën nja dy veta brënda, do thonë ja filloi të bëhet Shqipëria.

Ndërkohë që kanë ujkun përpara, Saimir Tahirin, këta heshtin fare.

Kjo heshtje është shumë kompromentuese.

Këta i dhanë besim mazhorancës, por këtu ka një kontradiksion skandaloz.

E kemi ujkun përpara. Është tepër kompromentuese”, u shpreh Lubonja.
Sigal