Fatos Lubonja: Dikur Edi Rama tallej me Enver Hoxhen, sot sillet njëlloj si ai

474
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar pritjen që i bëri populli i tepelenës, Edi Ramës. Lubonja tha se dikur Rama tallej me Enver Hoxhen, ndërsa sot sillet njëlloj si ai, duke iu përshtatur edhe atyre që kërkon populli.

“Ka nevojë për refleksion. Është ajo pjesa, që historia përsëritet dy herë, një herë si tragjedi, njëherë si farsë. Kush është problemi këtu, Edi Rama apo këta tepelenasit? Ai Montaneli, kur thuhej se se Berlusconi ishte si Duçja, Montaneli tha nuk kam frikë nga Berlusconi por nga italianët që rrinë poshtë ballkonit të Duçes. Shiko cfarë bëjnë këtë njerëz, nuka ka ndryshuar kultura. Shiko cfarë bën ky njeri sot, që tallej me Enverin, bënte letra nga ferri. Rama është një aktor që i përshtatet këtij populli”.