Fatos Lubonja: ‘Banorët të protestojnë tek Prokuroria, të nxjerrin nga zyra Arta Markun’

659
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, i cili ka ndjekur me vëmendje protestën e djeshme të banorëve të Unazës së Re, u shpreh se kemi një shtet ku policia, Prokuroria, Parlamenti, janë një bandë e përbashkët që përdoren për të grabitur njerëzit.

“Këtu kemi një shtet, ku policia, Prokuroria, Parlamenti, janë një bandë e përbashkët, përdoren për të grabitur njerëzit, – u shpreh Lubonja në media. – Këtu ai na del dhe akuzon disa njërës dhe thotë që kanë grabitur tokën, por nuk është e vërtetë. Por Rama po ua grabit tokën atyre me këta horrat që ka,.

Po na grabit  ne duke bërë kilometrin me 20 milionë euro dhe po na grabit ne pasi do u paguajmë dhe burnusin e qerave për 3 vite.

Banorët duhet të shkojnë të protestojnë tek Prokuroria të nxjerrin nga zyra Arta Markun se ata vëllezërit Hysa janë të kallëzuar”, u shpreh analisti Lubonja.