Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj pyeti përfaqësues të drejtorisë së Lojërave të Fatit nëse ka shanse që me këtë ligj të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve. “Sa shans ka që me përfshirjen e këtyre kompanive ky fenomen i trukimit të ndeshjeve të rritet më shumë. Por tani që bëhen të interesuar, pra këto kompani, se nuk investonin vetë, sa mundësi ka që kjo të bëhet shkak për të arritur te ky fenomen. A kemi parashikime? Ju thatë se e njohim një risk të tillë. Ndaj meqë e njihni këtë risk, cila do të jetë qasja jonë në këto rrethana. Ky ligji nuk zgjidh gjithçka. Sporti i futbollit ka hyrë në një fazë të re.