Fatmir Toçi: Berisha po luan qysh tani, kartën e manipulimit dhe të tjetërsimit të votës

474
Sigal

* deputet i PS-së

KQZ-ja e formatuar nga politika, nga momenti i zgjedhjes sё anёtarёve tё saj, dukej se nuk do tё kishte absolutisht asnjё mёnyrё pёr tё ndёrhyrё aty. E megjithatё, kjo gjё ndodhi, rrufeshёm, ashpёr, pabesisht e barbarisht. Nё harkun e 48 orёve fillimisht u hodh si sinjal nga zёra tё dytё tё Kuvendit, dhe para 5 ditёsh u sanksionua edhe nga Berisha: Tё largohet anёtari i KQZ-së, i propozuar nёn siglёn e LSI-sё dhe tё zёvendёsohet me dikё tjetёr tё propozuar nga PR-ja, pjesё e maxhorancёs.  Dhe cila ishte arsyeja e kёtij sulmi tё paskrupullt, ndaj njё institucioni tё pavarur ligjёrisht? Balancimi politik i kёtij institucioni dhe “vazhdimi” i tё drejtёs sё qeverisё pёr tё administruar dhe kontrolluar procesin zgjedhur dhe rezultatin e zgjedhjeve. As mё pak e as mё shumё – njё grusht i bardhё shteti nё Pallat. Po pse themi kёshtu? Përpjekja e ditëve të fundit e Sali Berishës për të rrëmbyer një anëtar të KQZ-së është një tentativë e pastër e tij për të uzurpuar këtë institucion para zgjedhjeve të 23 Qershorit, në mënyrë që të përsërisë historinë e manipulimeve. Duke parë se nuk i ka mbetur rrugë tjetër për të ‘fituar’ më 23 qershor, Berisha po luan qysh tani kartën e manipulimit dhe të tjetërsimit të votës. Ndaj dhe kërkon zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI në KQZ. Këtu nuk bëhet fjalë për standarde zgjedhore, pasi dihet që Berishës nuk i interesojnë fare standardet, dhe nuk i kanё interesuar asnjёherё, por fitorja dhe vetëm fitorja, qoftë edhe minimale, qoftë duke blerë ndonjë deputet apo parti qё interesat i kanё deri te dera e shtёpisё, apo qoftë dhe duke përdorur dhunë. Standardet janë kthyer pёrfundimisht vetёm nё slogane, janë maska për të fshehur manipulimin. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, pikёrisht nё nenet 14 dhe 18 tё, janё tё shprehura shumё qartё kriteret e zgjedhjes, si dhe rastet dhe arsyet e largimit apo shkarkimit nga KQZ-ja tё anёtarёve tё saj. Lёvizja e papritur e maxhorancёs dhe sulmi i saj i paskrupullt ndaj njё institucioni tё pavarur nuk gjen mbështetje, madje as shteg pёr interpretime në asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor. Ky propozim bie hapur ndesh me nenin 18 të Kodit, që parashikon shprehimisht rastet e ndërprerjes para kohe të mandatit të anëtarit të KQZ-së. Njё miratim i një propozimi të tillë do tё krijonte precedentin për lëvizje të tilla në periudha të ndryshme, para ose pas zgjedhjeve, në varësi nga maxhorancat dhe opozitat që ekzistojnë dhe që mund të ndryshojnë si rezultat i zgjedhjeve ose kalimit të partive parlamentare nga një forcë tek tjetra. Komisionet zgjedhore, tё tё gjitha niveleve nga qendra mё e vogёl e votimit e deri nё KQZ, sipas Kodit Zgjedhor vёrtet qё krijohen në bazë të propozimeve të partive politike përkatëse. Por, kjo mënyrë zgjedhjeje nuk lё asnjё shteg pёr nisma për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga njёra apo tjetra forcё politike. Nё ligj theksohet pavarësia që duhet të kenë këto komisione, tek detyrimi i tyre për të zbatuar vetëm ligjin. Mjafton tё kujtojmё nenin 13, pikёn 4 tё Kodit zgjedhor, betimin e anёtarit tё KQZ-sё para Kuvendit se: “do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj” (neni 13 pika 4 e Kodit zgjedhor). Në Kodin Zgjedhor, i cili, siç dihet ёshtё miratuar me konsensusin e tё dyja palёve,  nuk shprehet dhe nuk parashikohet se mandati i një anëtari të KQZ-së mund të ndërpritet parakohe, në rastet kur para ose pas zgjedhjeve periodike ka shkëputje, apo largime të partive të mazhorancës, apo opozitës parlamentare, që sipas Kodit, kanë të drejtë të propozojnë anëtar në komisionet zgjedhore. Dhe njё tjetёr argument ёshtё qё Kodi Zgjedhor nuk mund tё ndryshojё 6 muaj para zgjedhjeve, pёr shkak tё oreksit tё kreut tё mazhorancёs Berisha, apo sepse kёsaj force politik,e qё e ka kapur rob Shqipёrinё, nuk i dalin llogaritё.  Pёr ta bёrё mё tё qartё kёtё masё ligjore, qё jep garanci pёr pavarёsinё e anёtarёve tё KQZ-së, mund tё japim njё shembull:  Prokurori i Pёrgjithshёm vёrtetё zgjidhet nga njё shumicё e cilёsuar, por ai, ligjёrisht dhe teorikisht nuk ёshtё shёrbenjёsi i saj. Po kёshtu edhe disa institucione tё tjera tё pavarura. Shumica qё vjen, e cila konfirmohet nё zgjedhjet pasardhёse, nuk mund tё shprehet pёr lirimin e tij nga detyra. Nё rastin e KQZ-së nuk jemi pёrballё asnjёrit prej shkaqeve qё parashikon ligji pёr lirimin dhe shkarkimin e ndonjё anёtari tё saj (nuk merr pjesё nё mbledhje, ka shkelur ligjin, ndiqet penalisht, ndahet nga jeta…). Po pse e kёrkon PD-ja dhe Berisha këtё? Ёshtё e thjeshtё fare: Kishte planifikuar tё ndёrtonte me Lleshin njё komision qёndror zgjedhjesh Ristanë-biz, çka u detyrua ta bёntё rrugёs.  E padurueshme nga pikёpamja  etike e politike kjo qё po bёn kryeministri i qeverisё sё borxhit dhe qeverisё sё borxheve. Nuk mjafton KQZ-ja si njё treshe arbitrash tё shitur qё para ndeshjes, apo dikasteri pёrgjegjёs pёr pёrgatitjen e zgjedhjeve si njё stan qё kishte njё Pon dhe tani na u bёnё tre pona dhe siç thotë populli: “ një stan me 3 Ristanë”.  por krijon qeveri, ndёr tё tjera, me votat e 2 socialistёve, tё cilёt 3 vjet mё parё, me sakrificёn e urisё, kёrkonin largimin e tij. Plus votёn e njё deputeti tjetёr, qё ka 4 vjet qё e shikon me inat kryetarin Rama, si tё ishte vjehrra e tij, ndёrsa Berishёn, si njё mullixhi tё kёnaqur qё e pёrplas thes mё thes tё miellit. Dhe Berisha kёtё gjё e quan normale. Dhe ky ёshtё vetёm fillimi. Merreni me mend se çfarё ka ndёr mend t’i punojё kёtij  populli dhe kёtij vendi tani,  para, gjatё dhe pas procesit tё zgjedhjeve! I ka përdorur ai këto marifete në historinë e 23 viteve të fundit dhe çuditërisht ka qëndruar në pushtet. Në mënyrë të veçantë, gjatë  katër viteve të fundit, revani i tij ka qenë i shfrenuar për një pushtet të pakufizuar, mbase duke menduar se po i vjen fundi i pushtetërimit. Dëshira e tij, atje ku është në majën e pushtetit, është që t’i vërë nën këmbët e veta të gjitha pushtetet. Pёrveç opozitёs, aktualisht Berisha ka nën kontroll tërësisht pushtetin ekzekutiv, pasi gjithë ministrat, zëvendësministrat e drejtorët janë të vetët; ka policinë; ka shërbimin informativ, ka organet e drejtësisë, prokurorinë dhe gjykatat. Tashmë, do që të uzurpojë edhe KQZ-në, që Ristanët e tij atje të firmosin rezultatin, që do ai, më 23 qershor.

Manipulimi i zgjedhjeve, e vetmja shpresë e Berishës për të qëndruar në pushtet

Gjatë këtyre viteve Berisha uzurpoi një nga një pushtetet, në dukje të pavarura, sikurse ka qenë shërbimi informativ, prokuroria, gjykatat, KLD e KLSH, Presidenca dhe një pjesë të konsiderueshme të medieve. Në mënyrë të prerë, si Uashingtoni, nëpërmjet ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por edhe Brukseli, nëpërmjet zëdhënësit të komisionerit Fule, kanë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet, pasi vendimet duhet të merren me konsensus. I trembur nga matematika e shifrave, i tkurrur nga xhelozia, gjunjёdridhur nga pesha e antiplumbit nё trup qё nuk e heq as natёn, i lodhur nga psikika, ku simulantёt dhe ilaçet nuk i bёjnё mё efekt, Berisha do tё dojё tё vijojё mё pas, me tё njёjtin stil, me komisionerёt e niveleve tё dyta e tё treta tё votimit e numёrimit. Sepse e di qё nuk ka mё asnjё shans qё t’i shpёtojё gjykimit popullor, sapo tё lёrё pas shpine xhamat e blinduara tё zyrёs sё tij. Ky ёshtё njё grusht shteti, dhe grushtit do t’i pёrgjigjemi me grushtin e llogjikёs dhe gjuhёs sё ligjit. Ne po bёjmё detyrёn tonё para shqiptarёve, duke paralajmëruar pёr rrezikun që u kanoset zgjedhjeve të 23 Qershorit.