Farsa e SPAK, Basha: Vetëm një prokuror për aferën 430 milionë euro me tre inceneratorë!

269
Sigal

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur hetimet për 3 inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Një burim zyrtar nga SPAK, i tha gazetës Mapo se kanë regjistruar veprën penale, dhe po bëhen hetime për 3 paditë që ka bërë Partia Demokratike.

“Do të kemi hetime konkrete. Ende nuk ka veprime, por do të shikojmë dokumentet e tenderimit. Nuk kemi emra konkret, por prokurori do të zhvillojë hetime dhe nëse do të ketë emra atëherë do të veprohet siç parashikon ligji”, – u shpreh një burim zyrtar për  g.Mapo.

Prokuroria do të hetojë nëse ka abuzim me detyrën, shkelje të procedurave të tenderimit, apo grup i strukturuar kriminal, ashtu siç ka denoncuar Partia Demokratike.

Ndërkohë sot ka reaguar sërish kreu i PD-së Lulzim Basha. Në studion e Euronews Albania, ai tha se SPAK ka ngarkuar vetëm një prokruror për të 3 çështjet, ndërkohë që bëhet fjalë për një afër korruptive të niveleve të larta.

Sipas Bashës, SPAK duhet të veprojë më shpejt dhe të hetojë të 3 inceneratorët.