“Familja shqiptare e shenjtë”, Meta: PL me propozime konkrete që mbështesin gratë dhe rininë!

101
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një video-mesazh të ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” thekson se mbështetja për të rinjtë dhe të rejat nuk do të mungojë nga ana e Partisë së Lirisë.

Gjithashtu ai shprehet në programin e Partisë së Lirisë është patjetër familja, duke shtuar se do të ketë propozime konkrete që të fuqizojnë rolin e saj.

“Ne duam një familje të fortë dhe të konsoliduar, në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndetshme dhe të mbrojtur nga shpopullimi. Prandaj në pjesën më të rëndësishme të programit të Partisë së Lirisë gjenden të gjitha ato propozimet konkrete që fuqizojnë familjen dhe që mbështesin gratë dhe rininë shqiptare”, shkruan Meta bashkangjitur videos së publikuar.