Falsifikimi i pronave, Rama: Shqipëria, jo vend ku grabisin falsifikatorët

417
Reforma rrënjësore e pronës është operacion për të goditur çdo akt të falsifikuar, është shprehur kryeministri Edi Rama, në konferencën me temë “Mbrojtja e Pronës”, e mbajtur në Vlorë. Sipas tij, autorët e grabitjes së pronës nuk do të mund të jetësojnë dhe të legalizojnë produktin e grabitjes. 
“Mund të shpëtojnë nga ndëshkimi penal autorët e grabitjes, po nuk mund ta jetësojë produktin dhe nuk mund të legalizojë produktin e grabitjes. Pra, hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe ajo që ka vjedhur i njihet atij si pronë. Për këtë arsye marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për të finalizuar një rrugë që do të jetë pa dyshim jo e lehtë, një proces të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës. Dhe kthimin e pronës tek i zoti shtet, apo tek i zoti, qytetar…Prandaj është shumë e rëndësishme që reforma rrënjësore e pronës që do t’i japë fund kësaj historie pa fund që e ka bërë Shqipërinë një vend ku nuk merret vesh, nuk merr vesh i pari të dytin, kur vjen puna te prona, është vetëm një hap më larg.’ u shrpeh Rama.
Sigal