Fakti: “Rilindja” shpenzoi në 2013 miliona euro për bileta falas për emigrantët

307
Sigal

 /Gazeta TELEGRAF

Në 25 prill 2021 i ndaloi të votonin në zgjedhjet parlamentare

Rastësisht, duke rrëmuar në arkivin tim, gjeta një fotografi të një bilete Athinë-Tiranë-Athinë, që Rilindja Socialiste u shpërndau emigrantëve shqiptarë në Greqi  me dhjetëra mijëra  për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Madje, në këtë biletë udhëtimi shkruhet sponsori “Rilindja: Koha për ndryshim”. Emigracioni pjesë e fitores elektorale. Biletë udhëtimi falas.

Duke qenë vetë emigrant, jam dëshimtar se në ato zgjedhje parlamentare të 23 qershorit 2013, Partia Socialiste, ose Rilindja ishte parti opozitare, “dhuroi” me dhjetëra mijëra bileta të tilla emigrantëve shqiptarë, duke i ftuar  të vinin të votonin, që të bëheshin pjesë e fitores elektorale të Rilindjes. Pyetja, që edhe pas 8 viteve nuk u është dhënë përgjigje është:

-Kush i financoi ato dhjetëra mijëra bileta falas emigrantëve shqiptarë në Greqi, që të vinin e të votonin në Shqipëri më 23 qershor 2013? E dini që një biletë e tillë kushtonte 50 euro dhe, duke shumëzuar me të paktën 70.000 emigrantë që erdhën dhe votuan në Shqipëri (këtë shifër e deklaroi vetë PS-ja pas zgjedhjeve, duke shprehur mirënjohjen për emigrantët shqiptarë në Greqi, që erdhën dhe e votuan në Shqipëri PS-në), atëhere llogaria më minimale është se PS-ja ka shpenzuar mbi 3,5 milionë euro për biletat e dhuruara emigrantëve shqiptarë, në 23 qershor 2013.

-A janë deklaruar në KQZ këto shpenzime elektorale?

-A është deklaruar finacuesi i vërtetë?

– Nëse nga PS-ja nuk është deklaruar ky shpenzim elektoral i 3,5 milionë euro dhe as financuesi i tyre, a është kryerje e veprës penale, përdorimi i miliona euro të padeklaruara për fushatën elektorale?

– A ka mundësi, që bota e krimit të organizuar të ketë financuar në fshehtësi PS-së me miliona euro? Sepse PS-ja harxhoi të paktën 3,5 milionë euro për fushatë elektorale në 23 qershor 2013, por deri tani nuk i ka deklaruar në KQZ.