“Fakte tronditëse për Manjën e të tjerë”! Paralajmëron Braimllari

574
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, deklaroi në rubrikën “Opinion” në News 24 se marrëdhëniet mes partive të opozitës së bashkuar janë të forta dhe korrekte pas 30 qershorit.

Sipas tij, Rama po tenton të krijojë diversion sikur PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin, ndërsa paralajmëroi se do të dalin fakte tronditëse jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të mazhorancës.

“Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari.

Sa i takon 30 qershorit, Braimllari u shpreh se Rama u përpoq të instalonte monizmin, por u refuzua nga 85% e shqiptarëve.

“30 qershori ishte përpjekje e Ramës për të instaluar monizmin. 85% e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë. U vërtetua që KQZ është organizatë politike e Ramës. Prej disa javësh nuk ka nxjerrë ende rezultatin, sepse janë futur në bunkerin e PS dhe po raportojnë shifrat me njëri-tjetrin. E gjithë politika e Ramës është ndërtuar mbi bazën e klientelizmit. Rama po fut në luftë civile shqiptarët. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët, ne kemi fakte”, deklaroi ish-deputeti.

Pse LSI nuk denoncon si PD?

Ne jemi të rakorduar në këtë proces, kemi të gjithë fakte. Vasili ka denoncuar me fakte konkrete se si në kuti kishte më shumë vota se votues. Thelbi kryesor është se 30 qershori u bojkotua masivisht dhe u vërtetua se Rama ka frikë të garojë edhe i vetëm. Manipulimi i buron nga brenda Rama. Ai është personi që ka shkatërruar proceset demokratike të zgjedhjeve.

Marrëdhëniet e LSI me PD pas 30 qershorit?

Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli.

Nëse krijohen kushtet, ju shkoni në zgjedhje më 13 tetor edhe me Ramën kryeministër?

Ne duam zgjedhje të drejta e të ndershme, ky është kusht i panegociueshëm i opozitës. Anëtarët e PS në KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Ne kemi një dekret presidenti që duhet zbatuar nga të gjithë, për sa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Rama ka dosje të tyre dhe ju ushtron presion të vijojnë aktivitetin e paligjshëm. Edhe ministrat janë kukulla aty. Ne demaskuam një proces farsë të votimeve më 30 qershor. Ka tre javë që KQZ nuk nxjerr rezultatet.

Beteja e radhës?

Beteja jonë është që Shqipërinë t’ua kthejmë shqiptarëve, që Shqipëria të dalë nga varfëria, që të ketë mundësi punësimi në vend dhe që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Beteja është që të mos kemi një ekonomi të centralizuar, por një ekonomi që iu shërben shqiptarëve. Nuk ka pushime për opozitën, do vazhdojmë me protesta. Opozita nuk ka luksin të pushojë, sepse as shqiptarët nuk po pushojnë. Ne jemi përditë në takime, si pjesë e aksionit opozitar. Shumë shpejt do të merrni vesh edhe hapin e radhës.