“Euronews” shkruan për Shqipërinë: Opozita sërish në rrugë

472
Sigal

Euronews, rrjeti më i madh televiziv në Europë, i ka i kushtuar një kronikë të zgjeruar protestës së mbrëmshme të mbajtur nga Opozita përballë zyrave të Ramës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Ky material video është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: ‘Euronews, rrjeti më i madh televiziv në Europë për cunamin madhështor të 8 Korrikut në Tiranë! Rama Ik! Fitore! Sb’

Raportimi i Euronews

 

Mbështetësit e Opozitës shqiptare u kthyen në rrugë…

 

Ata u bashkuan të hënën në mbrëmje në Tiranë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, që e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Një manifestim i thirrur nga forca kryesore në opozitë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë që ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që u fituan nga socialistët në pushtet.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër së keqes. Rama largohu. Rama ik’, thirri Lulzim Basha lideri i Partisë Demokratike.

Presidenti shqiptar Ilir Meta, në konflikt më kryeministrin, ka kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe ka kërkuar të shtyhen.

Për kundërpeshë, Parlamenti votoi ngritjen e një komisioni të hetimit për të tentuar shkarkimin e Presidentit.

Në qendër të kësaj krize politike, Edi Rama e akuzon opozitën se po kërkon të vendosë në diskutim Reformën në Drejtësi që do ti japë fund korrupsionit.

Kryeministri po shtyn deri sa Bashkimi Evropian të afrojë negociata me vendin e tij dhe shpreson në një përgjigje pozitive në këtë vjeshtë.”