Euronews citon Macron: Çelja e negociatave për Maqedoninë e Veriut duke lënë jashtë Shqipërinë, do ishte e tmerrshme për Rajonin

604
Sigal

Përmes një postimi në rrjetet sociale Euronews ka shkëputur një pjesë nga fjalimi i Presidentit të Francës Emanuel Macron, i cili argumenton se çelja e bisedimeve vetëm për një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin.

“Dje dëgjova disa të thonë që ne kishim arritur konsensusin për t’i çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nuk është e vërtetë.

Pa asnjë dyshim atje kishte një shumicë për t’i çelur me Maqedoninë e Veriut, dhe shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.

Unë besoj se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe të lemë Shqipërinë jashtë do të ishte një gjë e tmerrshme për rajonin” -thotë Macron.