Eurodeputeti Fleckenstein në zyrën e Gramoz Ruçit

576
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar paradite një takim me kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin. 
Fleckenstein, vizita e të cilit në Tiranë nuk ishte paralajmëruar për mediat, u takua më parë me Presidentin e Republikës Ilir Meta e me të cilin ka qendruar rreth 45 minuta. Në orën 11:00, ai nisi takimin e radhës, atë me Ruçin.
Në takimin që zhvilloi me Metën, u bë e ditur se ishte diskutua për rëndësinë e kompromisit mes forcave politike në Shqipëri me qëllim avancimin e reformave dhe procesin e integrimit të vendit.
Sigal