Eurodeputeti Castaldo: Për hapjen e negociatave të anëtarësimit duhen më shumë përpjekje

427
Në një intervistë me gazetaren Erisa Zyka, eurodeputeti Fabio Massimo Castaldo shprehet, se për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Shqipërisë i duhet më shumë punë. Sipas tij, kërkohet përpjekje për të garantuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe aksione konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Fabio Massimo Castaldo, eurodeputet shprehet gjithashtu se “a një nevojë për një luftë të përforcuar dhe bindëse kundër krimit të organizuar, që është një fenomen që prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe shtetin tim Italinë, që ka marrëdhënie shumë të forta historike dhe kulturore me të. Është një luftë që ne duhet ta bëjmë së bashku, sepse nga stabiliteti dhe siguria e Ballkanit varet edhe stabiliteti i Europës. Ne jemi të vendosur të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë dhe do të përpiqemi që të japim ndihmën tonë në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Por nevojitet që të ketë një përgjigje të vendosur dhe të rreptë nga ana e qeverisë kundrejt këtyre fenomene. Nuk mund të humbim më kohë, por duket se Ekzekutivi po bën propozime interesante në këtë drejtim. Unë jam pjesë e një forcë politike që prej kohësh bën një betejë shumë të fortë për të mos pasur asnjë lloj të dënuari në Kuvend. Kjo është shumë e rëndësishme. Përsa i përket çështjeve që janë ende në gjykim e sipër, ne presim proçesin gjyqësor në Shqipëri dhe duam të besojmë te sistemi i drejtësisë në vend. Por e përsëris, duhet që çdo forcë politike të hartojë lista kandidatësh që nuk kanë preçedentë penalë për proçeset zgjedhore. Kjo pasi ata kur bëhen deputetë duhet të votojnë edhe për ligje që kanë të bëjnë me të drejtën penale dhe krijohet kështu një konflikt interesi shumë i madh. Për shembull, duke votuar jopenalizimin e një krimi të caktuar, atëherë kjo do të çonte edhe në pastrimin e dëshmisë së penalitetit. Kjo është e papranueshme. Por sigurisht, që ne presim përfundimin e proçesit gjyqësor në Shqipër për këto çështje. Pjesa më e madhe e Komisionit të Punëve të Jashtme ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE së ma shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk varet vetëm nga përpjekjet e Bashkimit Europian, por edhe të qeverisë shqiptare. Ne presim që të zgjidhet çështja e korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe një rolin konstruktiv që duhet të luajë Shqipëria në rajon. Mendojmë këtu kryesisht për çështjen e Kosovës dhe marrëdhënieve të mira që duhet të zhvillohen midis Shqipërisë dhe Serbisë për të favorizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe çështjeve të tjera që lidhen me Kosovën dhe që aktualisht krijojnë qëndrime të ndryshme në rajon. Ne kemi besim për ndërtimin e marrëdhënieve të mira në rajon.
Sigal