EURO 2016, Ilir Meta bën tifo për…

428
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk e fsheh dëshirën se do të dëshironte Hollandën në Euro 2016. “Mbetem me Hollandën deri në fund edhe kur ajo nuk kualifikohet. Pas Hollandës, jam me Danimarkën dhe e mbështes si skuadër. Por ndërkohë vendin e saj e ka zënë Shqipëria. Kështu që në këtë kampionat jam vetëm me Shqipërinë. Nëse Shqipëria nuk kualifikohet, (gjë të cilën nuk e uroj dhe kam shumë besim), nuk kam asnjë skuadër të preferuar. Ndaj jam në pritje të ecjes përpara të ekipit tonë kombëtar”, deklaroi paraditen e sotme Meta. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë njihet si tifoz i Partizanit në kampionatin shqiptar. Pak ditë para nisjes së Shqipërisë në Francë për Euro2016, ai publikoi një foto me trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Giani de Biassi, pas një dreke në një nga restorantet në Tiranë.
Sigal