Euractiv: Zgjedhjet e dështuara, rrezikojnë perspektivën europiane të Shqipërisë

505
Sigal

Portali Europian ”Euractiv”, në artikullin që mban për autore Agata Palickova, shkruan se, edhe pse në tetor, Këshilli i BE pritet të marrë një vendim lidhur me Shqipërinë, votimet e së dielës e kanë minuar rrugëtimin europian të vendit.

“Që nga shkurti, skena politike e Shqipërisë ka qenë në krizë të thellë. Të dielën (30 qershor), qeveria vendosi të mbajë zgjedhjet lokale edhe pse opozita i bojkotonte ato. Këshilli i BE pritet të marrë një vendim nëse do të hapë bisedimet e pranimit me Shqipërinë në tetor në përputhje me rekomandimin e Komisionit. Por ngjarjet si votimi i së dielës vetëm përforcojnë bindjen e disa shteteve evropiane rreth paaftësisë së Shqipërisë për të përmbushur kriteret e pranimit. Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha anët politike. Kjo, së bashku me mediat e polarizuara që përqëndroheshin në krizën politike në vend që të siguronin informacion të paanshëm për kandidatët, mbajtën disa votues që të bënin zgjedhje të lira dhe të informuara”, citon Euractiv kreu i misionit vëzhgues të ODIHR, Audrey Glover.

Ajo shtoi se “mungesa e partive më të mëdha të opozitës nga zgjedhjet e kufizuan në mënyrë të konsiderueshme zgjedhjen e kandidatëve për votuesit”.Euroactiv

Botched local elections undermine Albania’s EU prospects