Esmeralda Qirko: Të dhurosh sot gjak është një mision fisnik dhe qytetar, sepse dhurimi i gjakut do të thotë shpëtimi i një jete

212
Sigal

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e LSI-së, në Qarkun e Beratit, Esmeralda Qirko, ka treguar se misioni i dhurimit të gjakut është një mision fisnik dhe qytetar, sepse dhurimi i gjakut do të shpëtimi i një jete.

“Sot vizitorët e veçantë në ambientet e kompanisë “Berati Konfeks” ishin punonjësit e Kryqit të Kuq Berat, të cilët asistuan në proçesin e dhurimit të gjakut, nga 30 vajza dhe gra të mbrekullueshme, punonjëse të kompanisë, të cilat ju përgjigjën pozitivisht kësaj detyre qytetare. “,- shprehet Qirko në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Sot vizitorët e veçantë në ambientet e kompanisë “Berati Konfeks” ishin punonjësit e Kryqit të Kuq Berat, të cilët asistuan në proçesin e dhurimit të gjakut, nga 30 vajza dhe gra të mbrekullueshme, punonjëse të kompanisë, të cilat ju përgjigjën pozitivisht kësaj detyre qytetare.

Të dhurosh sot gjak është një mision fisnik dhe qytetar, sepse dhurimi i gjakut do të thotë shpëtimi i një jete, dhe kush shpëton një jetë, ka shpëtuar gjjthë botën.

Unë jam shumë e lumtur që u bera pjesë e kësaj nisme, por dua të falenderoj përzemërsisht 30 vajzat dhe gratë e kompanisë “Berati Konfeks“ për solidaritetin dhe përgjegjshmërinë qytetare.