“Është çështje për jetë a vdekje”! Meta: Kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme!

244
Sigal

Presidenti Ilir Meta tha me tone të ashpra se interesi i tij nuk është opozita, por shqiptarët, që po e braktisin masivisht vendin.

“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta”, tha Meta.

Më tej, Presidenti vijoi se “Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”.

I pyetur në ‘Syri.net’ se çfarë do të bëjë në rast të problemeve në zgjedhjeve, ai tha: “Të siguroj që presidenti do bëjë të gjitha aktet që bën një president patriot”.