“Është çështje jete apo vdekjeje”, Von der Leyen: Të moshuarit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në fund të këtij viti

348
Sigal

Përmes një deklaratë shokuese, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se të moshuarit do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre deri në fund të këtij viti dhe nuk duhet të lejohet të dalin shpejt. “Është çështje jete apo vdekjeje”.

Kjo deklaratë shpreh më së miri shqetësimin e autoriteteve evropiane për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Von der Leyen, shtetet evropiane duhet të marrin masa izolimi të gjatë për personat që janë më të rrezikuar, pasi kemi të bëjmë me të vetmen masë që jep garanci se do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Von der Leyen këshilloi qytetarët evropianë që të heqin dorë apo të anulojnë pushime të prenotuara më parë për sezonin veror. Ajo shtoi se tani për tani nuk mund të bëhet asnjë parashikim i besueshëm se si do të jetë situata gjatë muajve korrik e gusht.